
Të dielën, Ati i Shenjtë mbërrin në Shqipëri, duke shënuar kështu një moment historik për vendin tonë. Përgatitjet për mbërritjen e tij kanë nisur në fakt që në momentin e konfirmimit të vizitës që Ati i Shenjtë do të realizojë në Shqipëri.
Ati i Shenjtë, në meshën e mbajtur këtë të mërkurë në Vatikan është shprehur se ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë, për shkak se vendi ynë ka vuajtur nga regjimi komunist.
Po ashtu, Papa Francesku tha se e zhvillon këtë vizitë edhe sepse komunitetet fetare këtu bashkëjetojnë në paqe. Papa Francesku është i dyti Papë që mbërrin në Shqipëri. Para tij, tokën tonë e ka shkelur edhe Papa Gjon Pali i Dytë.
(BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/akt-pakete-broshurash-per-viziten-e-papes-ne-shqiperi-211732.html
Nessun commento:
Posta un commento