12 settembre 2014

170 kisha drejt dixhitalizimit, “Ky projekt realizohet për herë të parë për këto objekte kulti dhe merr një rëndësi dhe vëmendje të veçantë dhe nga specialistët e trashëgimisë kulturore”

NGA DHURATA HAMZAI
TIRANE - Në vijim të projekteve që janë prezantuar deri tani si 
bashkëpunime 
mes Ministrisë së Kulturës dhe partnerëve të huaj, shumë rëndësi nga dikasteri ministror ka marrë dhe Fondi i Ambasadorit Amerikan, që deri më tani ka dhënë një ndihmesë në disa projekte të trashëgimisë na bajënë ëtë ditur në Ministriën e Kulturës. Zhulieta Sina Harasani, Drejtore e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor në Ministrinë e Kulturës pohon se pritet të nisë dhe projekti për dixhitalizimin e disa kishave që janë shpallur monument kulture.

“Ky projekt realizohet për herë të parë për këto objekte kulti dhe merr një rëndësi dhe vëmendje të veçantë dhe nga specialistët e trashëgimisë kulturore”, tha Hararasani. Dixhitalizimi i kishave që janë shpallur monument kulture, vjen në një kohë kur për këto objekte të kultit është kërkuar më shumë vëmendje dhe fonde për restaurime. Në këtë projekt të dixhitalizimit do të përfshihen 170 kisha. “Bëhet për herë të parë dixhitalizimi i këtyre objekteve të kultit që janë shpallur monument kulture, ku do të ketë fotografime të kishave, të ikonave, etj.

Fondi i Ambasadorit Amerikan dha ndihmesën e tij në vlerën 50 mijë dollarësh për dixhitalizimin e 170 kishave të shpallura monument kulture në vendin tonë”, pohon drejtoresha Zhulieta Sina Harasani. Sipas Harsanit ky projekt i pari i këtij lloji pas 23 vitesh u realizua falë bashkëpunimeve me fonde të IPA-Adriatic, por vëmendje ka marrë dhe marrëveshja me TICA për ndërhyrjet fizike në qendrën historike të Gjirokastrës apo dhe restaurimin e disa xhamive monument kulture në vend. Ajo rrëfen se fondi i Ambasadorëve Amerikanë për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore ka siguruar mbështetje financiare për më shumë se 700 projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbi 100 vende.

Subjektet që i plotësojnë kriteret mund të aplikojnë për mbështetje. “Siç përshkruhet nga programi i AFCP-së, subjektet që plotësojnë kushtet janë organizata jo qeveritare me emër të mirë dhe të përgjegjshme, muze, ministri kulture apo organizata dhe institucione të tjera që munden të tregojnë se kanë përvojën dhe aftësitë e nevojshme për të drejtuar projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, thotë drejtorja e përgjithshme e Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës.  - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/170-kisha-drejt-dixhitalizimit-238702.html#sthash.TkLFRUVd.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate