07 settembre 2014

Vlorë/ Moti i paqëndrueshëm, braktisen plotësisht plazhet

, te shtunen ne plazhin e ZvernecitVLORË, 6 shtator/ATSH-Harilla Koçi/.- Përkeqësimi i kushteve të motit dhe reshjet e shiut të ditëve të fundit, i kanë detyruar pushuesit të braktisin plotësisht plazhet përgjatë bregdetit të Vlorës dhe më tej ato të Himarës.
Megjithëse mjaft qytetarë nga rrethe të tjera të vendit dhe turistë të huaj, kishin planifikuar pushime në këtë periudhë, moti i paqëndrueshëm është bërë shkak që, ata të largohen nga bregdeti.
Të shtunën, në plazhet përgjatë bregdetit të Vlorës, të Himarës, nga Dhërmiu në Qeparo, apo në Zvërnec, nuk kishte asnjë pushues. Pamja në to, ngjasonte me atë të një periudhe fundvjeshte.
Elidoni, një 40 vjeçar nga kryeqyteti tha se, kishte planifikuar të qëndronte 10 ditë në Himarë, por nuk bëri më shumë se tre. Ai, sikurse shumë pushues të tjerë, liroi dhomën që kishte prenotuar në një hotel në hyrje të Himarës dhe, të premten, u kthye drejt Tiranës.
Gjithsesi, përmirësimi i kushteve të motit nga e shtuna e në vazhdim, nuk përjashton mundësinë që mjaft qytetarë t’i rikthehen bregdetit. Por, sigurisht shumë më të pakët në numër. Afrimi i çeljes së vitit shkollor 2014-2015, është një arsye më shumë që, sezoni veror të shënojë pothuajse zyrtarisht mbylljen e tij, pavarësisht se, do të ketë qytetarë që do të shfrytëzojnë motin me diell të ditëve të shtatorit, për t’u shlodhur në breg të detit. /z.t//m.m/http://www.ata.gov.al/vlore-moti-i-paqendrueshem-braktisen-plotesisht-plazhet-162929.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate