TIRANË, 15 Shtator/ATSH-Almarina Gegvataj/- Me rreth 285 turistë në bord, gjiganti turistik amerikan “Silversea Cruise” ka prekur brigjet e Sarandës.
Pas përfundimit të ndërtimit të kalatës së re të kroçerave, anija e tonazhit të rëndë me një gjatësi rreth 150 m me nëntë kate, u ankorua pa vështirësi në kalatën e re.
Të vlerësuar si grup turistësh elitarë amerikanë, u sollën në Sarandë përmes një agjencie turistike. Ata erdhën nga Katanja, Itali dhe pas qëndrimit për shtatë orë në qytetin e Sarandës, destinacioni i tyre është Koto në Kroaci.
Turistët u shpërndanë në tetë autobuzë, katër prej të cilëve shkuan në Gjirokastër dhe katër të tjerë në Butrint.
Drejtuesit e anijës turistike amerikane kanë mikëpritur në bordin e tij Kryebashkiakun e Sarandës, Stefan Çipa, i cili e ka quajtur ditë të veçantë që më në fund bëhet realitet fakti që anije të tonazhit të rëndë nga sot e tutje do të ankorohet në kalatën e re, me kushtet speciale të krijuara tashmë.
Kryebashkiaku Çipa është shprehur se Saranda nuk do të ketë më sezon tradicional veror, por do ta ketë atë të shtrirë në kohë.
Kalata e trageteve, e përuruar pak muaj më parë, do të shërbejë vetëm për ankorimin e trageteve dhe krocerave me kapacitet të madh si dhe të jahteve.
Kalata e trageteve në Sarandë, është me parametra bashkëkohorë, ka një gjatësi 180 metra dhe zhytje deri 9 metra thellësi./a.g/http://www.ata.gov.al/gjigandi-turistik-amerikan-silversea-prek-brigjet-e-sarandes-166617.html
Nessun commento:
Posta un commento