TIRANË, 28 Dhjetor / ATSH / – Ndodhet në të majtë të luginës së Osumit, pak më sipër ujëvarës së burimit të Bogovës, në lartësinë 321 m mbi nivelin e detit.
Ka formën e një galerie horizontale, sipër asaj të burimit, por në brendësi të tyre komunikojnë me një sifon.
Gjatësia e kësaj galerie është rreth 60 m, por ka degëzime, ndër të cilat më e madhja arrin deri në 100 m dhe më tej vazhdon, por galeria është e ngushtë dhe e pakalueshme.
Eksplorimi i saj është bërë nga speleologët italianë të “Puglia Grotte” dhe “Dauno” në vitin 1995.
Gjatë stinës së dimrit, kur sasia e reshjeve rritet, ujërat që depërtojnë në brendësi të shkëmbinjve të malit të Kulmakut arrijnë në pellgun e burimit të Bogovës.
Dalja e këtij burimi nuk e përballon gjithë sasinë e ujit, ndaj sifoni mbushet dhe uji rrjedh përgjatë galerisë së sipërme dhe del me trysni në Vrimën e Dragoit, ashtu si në legjendë që Dragoi nxjerr flakë nga goja.
Ka mjaft raste kur së bashku me ujin dalin edhe fruta të egra të pyllit, ose objekte të tjera që i hedhin barinjtë në sterrat e malit të Kulmakës.
Për të shkuar tek monumenti duhet ndjekur rruga Berat – Çorovodë deri në Bogovë, nga ku merret rruga këmbësore që të çon te kjo grykë shkëmbore . /a.g/
Për të shkuar tek monumenti duhet ndjekur rruga Berat – Çorovodë deri në Bogovë, nga ku merret rruga këmbësore që të çon te kjo grykë shkëmbore . /a.g/
https://www.ata.gov.al/vrima-e-dragoit-ne-bogove-nje-kuriozitet-per-turistet-e-aventures/
Nessun commento:
Posta un commento