TIRANË, 5 Dhjetor / ATSHN.Lena / – Kur flitet për bukuritë natyrore të vendit tonë zona e Gramshit mbetet disi në harresë jo për vlerat e saja natyrore,antike dhe kulturore, por për shkak të infrastrukturës rrugor.
Kjo ka qenë e vërtetë sepse deri para ca ditësh, të udhëtoje për në qytetin e Gramshit ishte një torturë e vërtetë.
Me hapjen e hidrocentralit të Banjës,rruga në drejtim të këtij qyteti pothuajse të izoluar,është e mirë,e asfaltuar dhe me parametra teknikë bashkëkohorë.
Vet vepra arkitekturore e hidrocentralit që gjëndet pranë këtij qyteti,është kthyer në një destinacion turistik. Kurioz të fushës së ndërtimeve, turistë të natyrës, të aventurës,qytetar të thjeshtë,pothuajse çdo ditë udhëtojnë drejt tij. Veç veprës teknike,aty është krijuar dhe një liqen madhështor mes malesh që tërheq mjaftë kureshtar.
Edhe nga lartësitë e Gjinarit, ky liqen paraqet një pamje madhështore.
Por Gramshi ka dhe pika të tjera natyrore që bëhen të vizitueshmesidomos në fundjavë.
Një ndër ta është dhe Liqeni i Zi, që ndodhet pranë fshatit Lenie, 1634 m mbi nivelin e detit.
Aty jo vetëm në stinën e verës por edhe në atë të dimrit, zona popullohet
me çadra dhe makina që parkohen rreth liqenit.
Shumë vijnë për tu kuruar në burimin e ftohtë të këtij liqeni i cili nga vendasit konsiderohet si një burim jetëdhënës.
Më e bukura dhe më e vizituara edhe në dimër mbetet Ujvara e Sotirës.
Është një thesar ku mund të shijosh dy bukuri në të njëjtin vend. Ujëvara dhe katarakti i Sotirës, krah për krah por aspak kopje e njëra-tjetrës. Secila nga këto bukuri ka personalitetin dhe veçoritë e veta, ujrat e ujëvarës vijnë nga dy të çara kryesore të malit Tomor. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5-20 m. Peisazhi i shpatit ku del uji është me disa shkallëzime në disnivel 150 m, ujvara rrethohet nga pyll dushku dhe bimësi e pasur.
Kjo ujvarë është një bukuri që të lë pa fjalë, e pakrahasueshme por si çdo gjë e rrallë e magjike, edhe kjo ujvarë ka hilet e veta, këshillohet të vizitohet në periudhën e pranverës dhe fillimverës, sepse ushqehet me burime ujore nëntokësore, të cilat kur bien nën një nivel të caktuar sjellin edhe tharjen e ujvarës.
Këtë gjë gjithsesi nuk e vuan katarakti, që ndodhet pak metra në të majtë të ujvarës, ofron një bukuri të rrallë. Përbri ujvarës, një hapësirë e blertë të krijon idenë e një ballkoni të përkryer natyror nga ku mund të kundrohet më së miri e gjitha pamja spektakolare.
Vendtë veçantë në turizmin e natyrës dhe të historisë, zenë edhe shpellat, ku më e veçanta është shpella e Kabashit.
Është një nga shpellat më unike në Shqipëri dhe ndoshta nga më të bukurat në Ballkan.
Ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, 28 km nga qyteti i Gramshit, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit.
Ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, 28 km nga qyteti i Gramshit, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit.
E formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë, është e gjatë rreth 120 m.
Ende nuk është eksploruar tërësisht dhe akoma nuk dihet se çfare ka në thellësitë e saj.
Pjesa e njohur formon një labirinth të vërtetë dhe është e mbushur me stalaktite dhe stalagmite me bukuri të rrallë. Është një nga objektet ku vizitorët dhe turistët e huaj vërshojne drejt saj.
Agjenci të ndryshme turistike,gati çdo ditë ofrojnë guidat e tyre drejt Gramshit dhe vendeve të tij turistike. Rruga e re do të sjell dhe një zhvillim të ri ekonomik dhe turistik për këtë zonë.
/a.g/https://www.ata.gov.al/rruga-e-re-drejt-gramshit-e-fut-kete-zone-ne-preferencat-turistike-te-vendit/
Nessun commento:
Posta un commento