13 dicembre 2016

Territori i sunduar nga Ali Pashë Tepelena kthehet në korridor turistik


mzhettsTIRANE, 13 Dhjetor/ATSH/- Krijimi i itinerarëve turistikë e kulturor në një territor të sunduar nga Ali Pashë Tepelena, do të mbështetet financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS)‎.
Projekti i Korridorit Turistik të Ali Pashë Tepelenës ishte një prej 5 subjekteve fituese të fondit të turizmit të MZHETTS, të shpërndara në thirrjen e 1-rë gjatë këtij viti. Ky projekt ka qëllim të krijojë kushtet për krijimin e korridorit/itinerarit kulturor turistik të Ali Pashë Tepelenës, bazuar në rrjetin e kalave, urave dhe dhjetëra vendbanime objekte etj, të ndërtuara gjatë sundimit të Ali Pashës si dhe ta promovojë këtë produkt brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Projekti synon që‎ të nxisë dhe pjesëmarrjen aktive të banorëve që jetojnë në këtë territor të shtrirë dhe operatorëve ekonomikë, në mënyrë që trashëgimia historike e Ali Pashë Tepelenës të mund të shndërrohet në faktor zhvillimi ekonomik turistik të zonës.
Studimi i prezantuar krahas identifikimit të trashëgimisë historike kulturore të Ali Pashë Tepelenës, ndërton tre itinerare kryesorë të tij shoqëruar këto me hartat përkatëse.
MZHETTS do të vazhdojë të mbështesë të tjera projekte dhe produkte turistike që promovojnë vendin tonë, rrisin numrin e turistëve, por gjithashtu ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të zonave ku këto produkte turistike ndodhen apo aplikohen.
/a.gjonaj/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/territori-i-sunduar-nga-ali-pashe-tepelena-kthehet-ne-korridor-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate