12 dicembre 2016

Mulliri i Bajram Currit, ose Mulliri i Currit,një monument pelegrinazhi historik


mulliriTIRANË,10 Dhjetor/ATSH/. – Vrella e Shoshanit, një burim ujor më i madhi në Ballkan me vendndodhje në hyrje të luginës se Valbonës është një mrekulli natyrore dhe turistike.
Në rrjedhën e këtij burimi ndodhet një  mulli që quhet  Mulliri i Bajram Currit ose siç thuhet nga vendasit Mulliri i Currit.
Ai  është ndërtuar me financimet e kësaj figure popullore në ndihmë të Malësisë së Gjakovës rreth 120 vite me parë.
Binomi Vrella e Shoshanit e Mulliri i Currit tashmë janë të memorizuara si të pandara në popullin e malësisë, por ky mulli me vlera kulturore e historike,nuk po mirëmbahet dhe rrezikon të shembet pasi askush nuk e mirëmban.mulliriii
Vrella e Shoshanit monument natyror dhe Mulliri i Currit monument kulturor , vende të mrekullueshme  për turizëm natyror dhe kulturor vetëm 4 km larg qytetit te Bajram Currit,duhen mirëmbajtur si monumente historike në memorjen kombëtare.
Vizitorë kurioz shkojnë drejt këtij monumenti tradicional, për natyrën e bukur por edhe për të parë nga afër  një dëshmi historike.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/mulliri-i-bajram-currit-ose-mulliri-i-curritnje-monument-pelegrinazhi-historik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate