TIRANË, 18 Dhjetor / ATSH / – Peizazhi i mbrojtur ujor-tokësor lumi Buna- Velipojë është kthyer në një qëndër për turizmin e natyrës dhe të vëzhgimit.
Administrata e Parkut Kombëtar të Shkodrës, duke parë aktivitetin në rritje në fushën e turizmit të kësaj zone, ka filluar edhe investimet për menaxhimin sa më të mirë të saj.
Janë ngritur qëndra ku priten vizitorët e huaj dhe vendas, janë përgatitur udhërrëfyes dhe përkthyes të standardeve europiane si dhe janë shtuar guida e fletë-palosjet për vizitorët.
Fauna e zonës është ujore dhe gjallon në grykëderdhjen e Bunës.
Ditët e fundit, kjo Administratë vendosi disa tabela ku prezantohej fauna ujore e zonës.
Tabelat u financuan nga projekti i cooperacionit italian dhe IUCN dhe u vendosën në peizazhin ujor- tokësor të mbrojtur lumi Buna- Velipojë. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/tabela-orientuese-per-turistet-ne-peisazhin-ujor-tokesor-lumi-buna-velipoje/
Nessun commento:
Posta un commento