07 dicembre 2016

Ngjitje alpinistike në Majën e Rosit në Bjeshkët e Namuna


maja-e-ro1TIRANË, 7 Dhjetor /ATSH/ – Në Bjeshkët e Namuna, në veri të Shqipërisë, gjendet dhe Maja e Rosit në kufi me Malin e Zi.
Është një lartësi tepër e vështirë për t’u ngjitur, por aventurierët e lartësive dhe të dëborës e bëjnë këtë veprim.
Në fundjavë, nën drejtimin e specialistit të administratës së Zonave të Mbrojtura të Luginës së Valbonës , një grup prej 13 vetësh nga Tirana, Laçi, Kosova, Përmeti, Tropoja dhe një amerikan, bënë një ngjitje në Majën e Rosit 2521 m.
Ky është një shteg tejet atraktiv për aventurierët e malit, që ofron pamje mahnitëse të bukurive natyrore përreth sidomos nga Maja e Rositmaja-e-rositprej nga mund të vrojtohen Maja Kollata, Maja Karanfil, Maja Komovi, pastaj Lugina e Valbonës, Vuthaj dhe poshtë lugina e Thethit.
Dëbora akoma nuk ka kapur parametrat e saj dimëror, por vende-vende ajo është e pranishme dhe e përshtatshme për sportet e dimrit./m.m/
https://www.ata.gov.al/ngjitje-alpinistike-ne-majen-e-rosit-ne-bjeshket-e-namuna/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate