26 dicembre 2016

Ark of Taste: Glikoja shqiptare e arrës, një ndër ushqimet tradicionale në prag të zhdukjes

glikoTIRANË, 24 Dhjetor/ATSH/- Ark of taste – katalogu i njohur ndërkombëtar për trashëgiminë e ushqimeve që rrezikohen të zhduken, ka zgjedhur glikonë përmetare, si një ndër gatimet tradicionale shqiptare drejt zhdukjes.
Sipas një artikulli të BBC-së, glikoja e arrës, pavarësisht se është një pjatë festive, është në rrezik të zhduket, duke qenë se gjeneratat e reja shfaqin gjithnjë e më pak interes për gatimet tradicionale dhe për shkak se arrat rriten në zona të egra dhe është e vështirë gjetja e kokrrave të arrave për prodhimin e glikosë.
Përmeti, ky rajon në jug të Shqipërisë, njihet për nivelet e ulëta të punësimit dhe emigrimin e lartë , por – siç raporton Dan Saladino – në qoftë se kjo recetë e veçantë shndërrohet në një industri të vogël, ajo mund të ndryshojë të ardhmen e njerëzve dhe do të shërbejë për të mbrojtur një traditë në rrezik për t’u harruar.
Glikoja e arrës është një ëmbëlsirë e bërë nga arra e papjekur dhe shurupi i sheqerit.  Glikoja shërbehet në festat familjare për të mirëpritur mysafirët në shtëpi.
Ark of Taste është një katalog ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale në rrezik për tu zhdukur i lëvizjes globale Slow Food. The Ark është projektuar për të ruajtur ushqimet që janë prodhuar në mënyrë të qëndrueshme, unike në shije, dhe pjesë e një rajonit./a.gjonaj//m.m/
https://www.ata.gov.al/ark-of-taste-glikoja-shqiptare-e-arres-nje-nder-ushqimet-tradicionale-ne-prag-te-zhdukjes/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate