15 dicembre 2016

Pisha Flamur e Rrajcës, një kuriozitet për turizmin alpin


pishaTIRANË, 14 Dhjetor/ATSH/. – “Pisha flamur”, kështu quhet për shkak se erërat e veriut e kanë deformuar kurorën e saj në një krah. Ajo ndodhet  në pyjet e Rrajcës afër Liqenit të Kuq. Zona e mbrojtur e Rrajcës bën pjesë në parkun kombëtar malor-”Shebenik-Jabllanicë”.
Në këtë park ndodhet një masiv pyjor tepër i larmishëm me florë dhe faunë të pasur. Kjo është dhe arsyeja që kjo zonë është kthyer në një atraksion për turizmin e natyrës, aventurës dhe sporteve malore. Në këtë zonë ndodhen dhe  8 liqene në shpatin lindor të malit të Shebenikut.
Janë liqene të vendosur në fundin e një kompleksi akullnajor. pisha1Ata janë të ndarë njëri nga tjetri.
Thellësia e liqeneve shkon disa metra, ata kanë ujë të ftohtë dhe shumë të pastër.
Gjatë dimrit liqenet ngrijnë në sipërfaqe shtresë të fortë akulli, mbi të cilën bie dëbora deri kur fillon shkrirja e akullit në pranverë. Tre liqene që njihen me emrin liqenet e Rrajcës kanë sipërfaqen më të madhe. Ata ndodhen në shpatin lindor të Shebenikut, poshtë majës së Fursit.
Masivi pyjor i veçantë, liqenet e bukur akullnajor të këtyre lartësive, traditat dhe zakonet e banorëve të zonës, gastronomia tradicionale si dhe mundësia e ushtrimit të sporteve malore, e kanë bërë këtë krahinë mjaft tërheqëse për turizmin alpin. /m.m/
https://www.ata.gov.al/pisha-flamur-e-rrajces-nje-kuriozitet-per-turizmin-alpin/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate