15 dicembre 2016

"People First" Shtetet e Bashkuara dhe Suedia projekt në sektorin e turizmit për rritjen e punësimit

turizmiTirane,  15 Dhjetor/ATSH/- Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri njoftuan sot se The HeadHunter është përzgjedhur që të zbatojë Projektin “People First: Rritja e Turizmit përmes Burimeve Njerëzore të Kualifikuara” (“People First”), një qasje e fokusuar të burimet njerëzore për të stimuluar rritjen e pozicioneve të punës dhe të punësimit në sektorin shqiptar të turizmit.
The HeadHunter është një kompani private që ndihmon në ndërlidhjen e shqiptarëve me punët e turizmit nëpërmjet shërbimeve të rekrutimit, shërbimit të stafit leasing, dhe këshillimit të karrierës.  
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Kryetarja e Bashkëpunimit suedez për Zhvillim Birgitta Jansson, dhe përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë, Cate Johnson, mbajtën fjalime përshëndetëse gjatë ceremonisë së lançimit të projektit. CEO i The HeadHunter Elton Ilirjani dhe Drjetuesi i Projektit Besart Kondi iu prezantuan detajet e projektit përfaqësuesve të OJF-ve, të rinjve, grave dhe mediave.
“People First” do të promovojë rritjen e punësimit duke trajnuar dhe punësuar punonjës me njohuritë që kërkohen nga bizneset e ndryshme të industrisë së turizmit anembanë Shqipërisë. Projekti do të krijojë partneritete ndërmjet punonjësve potencialë, Qendrave të Trajnimit Profesional dhe bizneseve, si dhe do të krijojë shtigjet për punonjësit e ardhshëm – në mënyrë të veçantë për të rinjtë dhe gratë – që të marrin njohuri dhe të hyjnë mes forcave të punës. Ky projekt do të përqëndrohet në katër vendndodhje turistike në Shqipëri: Në Rivierën Jugore, në korridorin Durrës-Kavajë, në Shkodër/Alpet shqiptare dhe në Qarkun e Korçës, duke përfshirë Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Voskopojën.
 Në pesë vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara dhe Suedia do të investojnë 6 milionë dollarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në sektorin shqiptar te turizmit.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/shtetet-e-bashkuara-dhe-suedia-projekt-ne-sektorin-e-turizmit-per-rritjen-e-punesimit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate