18 dicembre 2016

“Në zbulim të mistereve të jugut”- Prezantohen guidat turistike për 15 qendra banimi në Himarë




vallja-e-tropojesTIRANE, 17 Dhjetor/ATSH/- “Në zbulim të mistereve të jugut” është projekti më i ri që synon prezantimin e bukurive natyrore, historike, kulturore dhe vlerat e traditës mikpritëse dhe të kulinarisë të jugut të Shqipërisë.
Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit në bashkëpunimin me kooperacionin gjerman “GIZ” prezantuan guidat turistike për 15 qendra banimi në Bashkinë e Himarës.himare
Ekspozimi i prodhimeve artizanale, piktura të peizazheve të zonës, degustimi i kuzhinës tradicionale dhe prodhimeve ushqimore si dhe larmia e grupeve folkloristike i dhanë bukuri këtij aktiviteti.
Një tjetër surprizë e bukur ishte dhe vizita në fshatin Pilur të Himarës, ku përveç mikpritjes në njërën prej bujtinave tradicionale si] është “Vila Çipa” , të pranishmit shijuan dhe performancën e grupit të valleve të Tropojës, të ardhur posaçërisht për këtë aktivitet.
Aktiviteti shërbeu gjithashtu dhe si shkëmbim i përvojave dhe takimeve të grupeve të ndryshme të interesit në fushën e turizmit./a.gjonaj/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/ne-zbulim-te-mistereve-te-jugut-prezantohen-guidat-turistike-per-15-qendra-banimi-ne-himare/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate