09 dicembre 2016

Parku natyror i Dajtit pajiset me tabela të reja orientuese për vizitorët




dajtiTIRANË, 7 Dhjetor /ATSH/ – Parku natyror dhe turistik më afër kryeqytetit është ai i Dajtit. Ndodhet rreth 25 km. nga Tirana në rrugë tokësore dhe fare pak po të udhëtohet me teleferik.
Është më i vizitueshmi, sidomos në fundjavë nga kryeqytetasit, por edhe nga të tjerë që vijnë nga rrethet apo të huaj. Aty gjenden dy majat dominuese, apo siç quhen “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët nga ku duket shtrirja e Tiranës dhe e rrethinave të saj.
Dajti më shumë vizitohet në periudhën dimërore kur lartësitë e tij mbulohen nga bora. Vizitorët e natyrës, të sporteve malore dhe ata të borës, janë të përhershëm në këto lartësi. Por në zonën e Dajtit mund të vizitosh edhe objekte historike e monumentale si kalaja e Dajtit.
Megjithëse Tirana njihet si qytet në fillim të shek. XVII, zona përreth saj ka një trashëgimi të pasur kulturore që fillon nga antikiteti e deri nëdajti1ditët tona. Zona e Dajtit përfshin një numër të konsiderueshëm monumentesh kulture që u përkasin periudhave të ndryshme.
Këtu futet  edhe Kalaja e Dajtit, e zbuluar në vitin 1963 nga arkeologu Neritan Ceka. Sot ajo vizitohet nga kuriozët e historisë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve vendas e të huaj, administrata e Zonave të Mbrojtura të Tiranës, ka filluar vendosjen e tabelave orientuese ku tregohet drejtimi i vendeve historike dhe i monumenteve të natyrës./m.m/
https://www.ata.gov.al/parku-natyror-i-dajtit-pajiset-me-tabela-te-reja-orientuese-per-vizitoret/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate