16 dicembre 2016

Muze i natyrës në Parkun Kombëtar të Llogarasë


logarTIRANË, 16 Dhjetor / ATSH / – Në Parkun Kombëtar të Llogarasë ka nisur puna për ndërtimin e një godine ku do të ekspozohen historia dhe arritjet e këtij parku.
Ky investim i AKZM, me buxhetin e shtetit, do të mundësoje një qëndër informimi për qytetarët, studentët apo turistët, pasi në të do të pasqyrohen vlerat më të jashtëzakonshme të parkut mbi florën, faunën, kulturën dhe traditat e zonës.
Ky park është kthyer në një atraksion turistik tepër të vizitueshëm nga turistet vendas dhe të huaj. Jo vetëm natyra e bukur ku mund të shijosh edhe qëndrimin në mal, por edhe atë në det, një vend që i përfaqëson të dyja klimat malore dhe detare, por tani së fundmi, në park mund të vëzhgosh dhe specie të ndryshme kafshësh të egra.
Turizmi i vëzhgimit po kthehet në prioritar edhe në parkun e Llogarasë.
Gastronomia krahinore është një tjetër kënaqësi për ata që drekojnë apo rrinë më gjatë në ambientet turistike të Llogarasë. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/muze-i-natyres-ne-parkun-kombetar-te-llogarase/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate