16 dicembre 2016

Në fshatin Dukat të Vlorës, një kompleks ndërtimor me vlera historike


shpiaTIRANË, 16 Dhjetor / ATSH / – I ndërtuar në fillim të shek. XIX, ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.
Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesën e tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi  është  kulla e vrojtimit, kulla  mbrojtëse, divani me kollona  e harqe, oda e bukës, oda e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frëngji  nga ku kontrollohej  i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellë të fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979.
Sot ajo shërben si një objekt historik dhe arkitektonik, ku vizitore të ndryshëm kurioze të monumenteve dhe natyrës, vijnë dhe e vizitojnë. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/ne-fshatin-dukat-te-vlores-nje-kompleks-ndertimor-me-vlera-historike/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate