
Është periudha kur ata lëshojnë vezët e tyre dhe kërkojnë një strehë të nbrojtur.
Shpesh herë, rritja e nivelit të ujrave në kënetë, përmbyt foletë e tyre, duke dëmtuar edhe vezët e pelikaneve.
Administrata e menaxhimit të parkut po punon për t’u ardhur në ndihmë pelikanëve duke futur dru dhe shkurre dhe duke i ngritur kështu foletë në atë që quhet Ishulli i Pelikanit, në lartësinë 50-60 cm mbi nivelin e ujit.

Ky park ka marre prioritetin turistik fale kësaj specie të rrallë si dhe të shumë shpendëve të tjerë ujorë që folezojnë dhe shumohen në këtë lagunë.
Turistët e vëzhgimit vijnë nga shumë vende të Europës dhe bëhen kurioze të sodisin këtë mrekulli natyrore. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/pelikani-kacurrel-behet-gati-per-folezim-dhe-celjen-e-vezeve/
Nessun commento:
Posta un commento