12 dicembre 2016

Ura e Vashës në Klos edhe si objekt turistik


uraTIRANË, 9 Dhjetor / ATSH / – Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, 200 m  nga rruga e Arbërit.
Ura është  ndërtuar në fillim të shek.XVIII si vepër bamiresie nga Haxhi Hajrulla Skura.
Ajo është ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese.
Gjithashtu, ura ka qemer të dyfishte. Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmborë. Gjatësia e  saj  është 11 m, lartësia  nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8m dhe largësia mes dy këmbëve është 7m.
Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrem me gurë lumi, llaç gelqere dhe rasa guri.
Ura e Vashës vizitohet nga shumë turiste shqiptare e të huaj, madje edhe një tabelë e vogel ku shkruhet “Ura e Vashës” është vendosur nga turistë ceke.
Për t’u mundësuar turistëve të vizitojnë uren, duhet të hapet një rrugë automobilistike nga rruga e Arbërit e deri te monumenti, një kosto jo shumë e lartë për shkak të afërsisë me rrugën.
Kjo urë mbart vlera të mëdha historike, por edhe arkitektonike, për më tepër, në nje peisazh natyror të mrekullueshëm. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/ura-e-vashes-ne-klos-edhe-si-objekt-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate