28 dicembre 2016

Antigonea Qytetërim I vjeter si vler për turizmin historik dhe kulturor

sofratikTIRANË, 27 Dhjetot/ ATSH / – Destinacionet turistike me prioritet në vendin tonë, janë dhe ato me orientim kulturor.
Duke u ndodhur gjeografikisht në udhëkalimin Lindje-Perëndim, Shqipëria ka paraqitur interes jo vetëm për natyrën e bukur por dhe për dëshmitë  historike dhe arkeologjike të saj.
Një vendbanim dhe qytetërim i hershëm ka ekzistuar edhe në luginën e Drinos.
Aty ka lulëzuar Antigonea, qyteti i lindur nga dashuria dhe djegur nga urrejtja romake për historinë e periudhës së Aleksandrit.
Rreth 80 qytete të ngritura në sundimin e tij,u rrafshuan nga romakët. Këtë fat e pat dhe Antigonea.
Po në këtë luginë ka qenë ngritur dhe qyteti i Dimalit.
Sot, rrënojat e tyre janë vende pelegrinazhi për turistët e historisë  dhe kuriozitetit. Këtu ndodhet dhe teatri i vjetër i Sofratikës.
Theatri i Sofratikës ndodhet në luginën e Drinos në rrethin e Gjirokastrës afër fshatit me të njëjtin emër.sofratika-theater
Këtu ka qenë një qytet i periudhës romake i quajtur Adrianapoli , shek II para  Krishtit.
Theatri në fjalë  është zbuluar në vitin 1984. Ai ka një kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkallë.
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apollonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve.
Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin DIMALITAN, duke treguar qarte se punishtet ishin pronë e qytetit.
Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Iliro-Romake ndodhi gjatë viteve 219-218 para Kr., kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar. Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërisht në ngjarjet e e vitit 205 para Kr., kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët.
Shumë mbishkrime të gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik.
Sot, këto rrënoja të vjetra shërbejnë si një dokument natyror i historisë  dhe si një destinacion për turizmin  kulturorë. /a.g/
https://www.ata.gov.al/qyteterimet-e-vjetra-si-vlera-per-turizmin-historik-dhe-kulturor/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate