TIRANE,12 Dhjetor /ATSH/ – Bashkia Sarande është përfshirë në programin ”Saret” i bashkëfinancuar nga qeveria daneze dhe gjermane.
Agjencia gjermane për bashkëpunim teknik (GTZ), zbatuesja e projektit, ka njohur fermerët me mundësinë për shndërrimin e zonës në një vend mikpritës turistik.
Kanionet e Osumit, Mali i Tomorrit, urat shekullore dhe shpellat si pasuri natyrore të lakmueshme për turizmin, e bëjnë Skraparin, një zonë me resurse të pasura për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe atë malor.
Ole Henrikes drejtor i projektit ka thënë:” Mbështetja jonë bazohet në dy kolona, njëra që është mbështetja për grante, mbështetje në investime fizike dhe mbështetje në rritjen e kapaciteteve. Sot po startojmë fazën informuese në lidhje me mbështetjen e turizmit të zhvillimit rural dhe jemi këtu që të njoftojmë të gjithë të interesuarit në bashkinë e Skraparit, se si mund të përfitojnë nga kjo skemë. Në synojmë që të ofrojmë mundësi njerëzve që jetojnë në zonat rurale për zhvillimin e turizmit rural”.
Bashkia e Skraparit u bëri thirrje banorëve të zonës të shfrytëzojnë të gjithë mundësitë për të përfituar nga projekti për zhvillimin e turizmit aventuror, që do qëndrojë i hapur për aplikime deri në mars 2017.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/skrapari-me-asetet-e-tij-natyrore-dhe-turistike-pjese-e-projektit-saret/
Nessun commento:
Posta un commento