Tiranë, 4 Shkurt / ATSH – Pasi kanë nisur përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës që më 17 nëntor të vitit të kaluar, me anën e një takimi me rapsodë popullorë të zonës, qe qarku i Vlorës të përfaqësohet me dinitet, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, në bashkëpunim me qarkun Vlorë, qe është përgjegjës për organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015 në rang qarku, ka organizuar së fundmi edhe konkurimet zonale.
Edhe pse Komiteti Organizativ i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës vendosi që Festivali Folklorik të zhvillohet në datat 10-16 maj 2015 (pra e shtyu me 1 muaj zhvillimin e festivalit nga data e paracaktuar e cila ishte 04 deri 09 prill 2015,) në Vlorë u zhvilluan konkurimet, të cilat u ndoqën nga komisioni i vlerësimit me kryetar I.Dobi, koreograf, muzikolog dhe etnolog.
Grupi polifonik i Treblovës, grupi polifonik i Bashkisë Selicë, grupi polifonik i Bratit, grupi polifonik i Bolenës, grupi polifonik Krojet e Velcës, grupi polifonik i Drashovicës, grupi i valleve të Shkollës së Vranishtit, morën pjesë ne konkurime, duke paraqitur edhe pjesët qe grupet do të intepretojnë gjatë festivalit.
Nessun commento:
Posta un commento