24 febbraio 2015

Nis diagnostikimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore në qytetin antik të Butrintit

Butrint
Butrint
TIRANË, 23 Shkurt/ATSH/. – Në zbatim të Urdhërit të Ministres së Kulturës, Znj.Mirela Kumbaro, midis Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë dhe Zyres Arkeologjike Kombëtare, Butrint, është nënshkruar së fundmi një akt-marrëveshje bashkëpunimi.
Akt-marreveshja e firmosur nga titullarët e DRKK Vlorë dhe ZAK Butrint, angazhon DRKK Vlorë të kryejë diagnostifikimin në mënyrë të vazhdueshme të gjendjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore në qytetin antik të Butrintit.
Në bazë të kësaj akt-marrëveshje, DRKK Vlorë në
Butrint
Butrint
bashkëpunim me ZAK Butrint do të hartojnë edhe projektet e restaurimit për monumentet në qytetin antik të Butrintit.
Ndërsa ZAK Butrint angazhohet të asistojë DRKK-n Vlorë gjatë proçesit të diagnostifikimit të gjendjes së monumenteve në Park dhe të orientojë në lidhje me monumentet që paraqesin nevojë për ndërhyrje konservimi dhe restaurimi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate