21 febbraio 2015

A ka ardhur koha për të zhvilluar turizmin familjar?

turiz2TIRANË, 21 Shkurt / ATSH/ – Shpesh flitet për të mirat materiale që sjell një aktivitet turistik i zhvilluar dhe i koordinuar mirë. Të ardhurat ekonomike nga turizmi vitin që shkoi u konsideruan të kënaqëshme dhe u bënë premtime për vlerësimin e mangësive si një përvojë që duhet rregulluar. Por, pavarësisht këtij fakti, zhvillimi i tij vazhdon të mbetet i zbehtë dhe kaotik, duke shfaqur mungesën e një vizioni dhe drejtimi të qartë.
Kërkesat për zhvillimin e turizmit janë të panumërta dhe komplekse, megjithatë, ndër më baziket konsiderohen sigurimi i infrastrukturës akomoduese dhe ushqimi që duhet t’u ofrojmë turistëve. Të dy këto shërbime në vetvete karakterizohen nga një larmi formash, si hotele, shtëpi pushimi, kampingje etj. Në këtë drejtim, zonat më të dalluara turistike në vend janë mbushur me një mori ndërtimesh shumëkatëshe, të cilat kanë zënë pothuajse të gjitha hapësirat e lejueshme të ndërtimit dhe që sigurisht, i kanë tejkaluar. Është e lehtë të pohosh se një pjesë e mirë e këtyre zonave janë tejngopur me ndërtime dhe më shumë të tilla do të kërcënonin seriozisht vlerat e tyre.turiz
Kështu, gjendemi përballë një proporcioni jo të drejtë: nga njëra anë ekziston një mori ndërtimesh, por nga ana tjetër kapaciteti akomodues për turistët është i vogël.
Këtu mund të stimulohet ai që quhet “Turizmi familjar” ose “Guest House Tourism” siç njihet ndërkombëtarisht.
Turizmi familjar po shndërrohet në një prej formave më të pëlqyera për disa kategori turistësh që përbëjnë një numër të madh në tërësi. Në shumë vende të botës është investuar në këtë drejtim dhe tashmë turizmi familjar përfaqëson burimin kryesor të punësimit dhe të të ardhurave për tërësinë e familjeve që e praktikojnë. Edhe në Shqipëri, përgjatë viteve të fundit ka filluar të praktikohet turizmi familjar në pak zona, si për shembull Voskopoja, Dardha, Thethi, Valbona etj., por në shumë fshatra të tjera si këto nuk mund të gjesh qoftë edhe një shtëpi të vetme të turizmit familjar.
turizemMe një përkufizim të thjeshtë mund të themi se turizmi familjar është ajo degë e turizmit, ku familje të caktuara mikpresin turistë, duke ofruar akomodim dhe ushqim kundrejt pagesës.
Për sa i përket akomodimit, pas viteve ‘90, me liberalizimin e ndërtimeve, ndikimin e emigracionit në aspektin ekonomik dhe social, shumë qytetarë shqiptarë kanë ndërtuar vila dhe shtëpi shumëkatëshe, të bukura dhe komode, në të cilat ka sipërfaqe të mëdha që nuk përdoren nga familjarët. Dhe këto ndërtime janë bere kryesisht në pozicione e vende piktoreske. Pra ekzistojnë shumë njësi akomoduese me potencial turistik.
Zhvillimi i turizmit familjar krijon një treg të leverdishëm për produktet bujqësore dhe blegtorale, si dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme të prodhimit të tyre, me qëllim prodhimin e produkteve organike, të parapëlqyera nga kategoria e turistëve që ndjek këtë lloj turizmi. Prodhimi i qëndrueshëm bujqësor ndër të tjera, në mënyrë të drejtpërdrejtë siguron mbrojtjen afatgjatë të mjediseve bujqësore dhe ujore nga ndotja dhe degradimi, rritjen e vlerës së produkteve, si dhe indirekt përmbush një prej direktivave europiane për uljen e përdorimit të produkteve fitosanitare në bujqësi. Më tej, zhvillimi i këtij lloj turizmi mund të ndikojë pozitivisht dhe në zhvillimin e sektorëve të tjerë, si artizanati dhe agro-industria, duke krijuar treg për këto produkte.turiii
Zhvillimi i turizmit familjar krijon struktura akomoduese gjithehershme të hapura dhe rrjedhimisht rrit mundësinë për zhvillimin e një turizmi gjithësezonal dhe zhvillimin e degëve të tjera, si atij kulturor, dimëror, sportiv, qe mungojne në vend, pasi fluksi turistik është kryesisht në muajt e verës.
Gjithashtu, kontakti i vazhdueshëm i familjarëve me turistët e huaj, krijon një mjedis të shkëmbimeve dhe eksperiencave ndërkulturore, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin kulturor e edukativ të tyre dhe të gjithë vendit në përgjithësi.
Turizmi familjar ka kosto relativisht shumë herë më të ulët zhvillimi dhe është relativisht i lehtë për t’u përhapur nëpërmjet projekteve pilot.
tur1Mund të themi se zhvillimi i turizmit familjar në vend përfaqëson një mundësi domethënëse për të siguruar një zinxhir përfitimesh afatgjatë, si rritja e vlerës së investimeve të deritanishme të qytetarëve në këto zona, gjenerimin e vendeve të qëndrueshme të punës, zhvillimin e mëtejshëm shoqëror të vendit, zbutjen e impakteve të industrisë së ndërtimit, si dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore e turistike në tërësi. /a.ke/http://www.ata.gov.al/a-ka-ardhur-koha-per-te-zhvilluar-turizmin-familjar-227091.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate