Tiranë, 4 shkurt/ATSH/. – Me moton “Çdo ditë me monumentin”, DRKK Korçë ka njoftuar së fundmi se specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë me ekipin e mirëmbajtjes, kanë qënë gjatë gjithë kohës në terren duke monitoruar nga afër situatën në shumë prej monumenteve të kulturës në qarkun Korcë.
Si pasoje e reshjeve të shumta të deborës dhe motit të keq, janë shfaqur disa problematika të cilat janë raportuar në kohë reale dhe për disa prej tyre jane kryer dhe ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm.
DRKK Korçë thekson se është kryer pastrimi i dëborës dhe janë kryer edhe disa punime korrente. DRKK Korcë ështe e angazhuar maksimalisht në mirëmbatjen e monumenteve me moton “Çdo ditë me monumentin”.
Nessun commento:
Posta un commento