27 febbraio 2015

Aktivitete mbi trashëgiminë kulturore në Mozaikun e Tiranës

Gajtë aktivitetit në Mozaikun e Tiranës
Gajtë aktivitetit në Mozaikun e Tiranës
TIRANË, 27 Shkurt / ATSH – Në kuadër të bashkëpunimit midis institucioneve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, sektori i Tiranës dhe Drejtorina Rajonale e Zhvillimit Profesional Nr.4, kanë organizuar disa aktivitete të përbashkëta.
DRKK Durrës, sektori i Tiranës dhe Drejtoria Rajonale e Zhvillimit Profesional N.4, pasi kanë përgatitur edhe grupe guidaresh, kanë organizuar në Mozaikun e Tiranës edhe një trajnim.
Gajtë aktivitetit në Mozaikun e Tiranës
Gajtë aktivitetit në Mozaikun e Tiranës
Trajnimi i realizuar në Mozaikun e Tiranës  u realizua në lidhje me trashegiminë materiale dhe jomateriale.
Lidhur me trashegiminë materiale u trajtua pikërisht Mozaiku i Tiranës, Kalaja e Prezes, Kalaja e Dajtit, Xhamia e Et’hem Beut, Ura e Tabakeve etj.
Ndërsa në trashëgimine jomateriale u referuan per traditat dhe zakonet karakteristike te qytetit të Tiranës.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate