04 febbraio 2015

Elbasan- Kujdes në rritje për mirembajtjen e monumenteve të kulturës

Murin pranë Absidit të Bazilikës Paleokristiane të Bezistanit në Elbasan
Murin pranë Absidit të Bazilikës Paleokristiane të Bezistanit në Elbasan
Tiranë, 4 Shkurt / ATSH – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës edhe pse në këto ditë të ftohta dhe me shi, ka vazhduar punën për sistemim në murin pranë Absidit të Bazilikës Paleokristiane të Bezistanit në Elbasan nga punonjësit e Sektorit të Elbasanit.
Sipas DRKK Durrës, kjo ndërhyrje sistemuese ka për qëllim ruajtjen e fragmenteve të mureve, pasi janë të rrezikuar nga reshjet që kanë rënë këto ditë.
Edhe pse në kushte të vështira klimaterike, thuajse çdo sektor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në vend, nuk e ka ndalur punën drejt mirmbajtjes së monumenteve të kulturës dhe kjo e fundit është edhe një ndër direktivat e Ministrisë së Kulturës.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate