21 febbraio 2015

Rruga “Egnatia”, një konkurencë në turizmin shqiptar

egTIRANË, 20 Shkurt / ATSH – N. Lena/ – Agjencia Kombetare e Bregdetit  dhe  Drejtori i saj Auron Tare, kërkojnë  sa më shumë hapësira për të prezantuar  e për të bërë sa më tërheqës turizmin shqiptar. Pas shumë takimesh me homologët e tij të rajonit të Mesdheut për menaxhimin  sa më  të dobishëm të  vijës detare  të vendit tonë, Tare sapo ka nisur një iniciativë ambicioze për rivitalizimin e ”Via Egnatias”  si një  mundësi e madhe turistike, ekonomike, kulturore dhe ndërkufitare. Rruga” Egnatia” duke filluar në dy portet e mëdha të Ilirisë së herëshme, Vlora dhe Durrësi i sotëm, ishte ura lidhëse më e rëndësishme e Lindjes me Perëndimin, rruga që lidhte Romën e vjetër me Kostandinopojën. Kjo rrugë kalonte përmes Ilirisë dhe solli një qytetërim të vërtetë për vendet ku shkelte. Edhe sot e kësaj dite ka fragmente të kësaj vije që mbartin vlera historike dhe kulturore. Objekte të shumta që gjenden bri egnkësaj rruge janë një intrigë e bukur për vizitorët e turizmit historik, kulturor dhe atij antik. Kjo iniciativë është një ogur i mirë për turizmin shqiptar. /a.ke/http://www.ata.gov.al/rruga-egnatia-nje-konkurence-ne-turizmin-shqiptare-226551.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate