24 febbraio 2015

Shkodër – “Gryka stere Veneciane” gati plani i restaurimit

Monumenti i quajtur Grykë stere Veneciane”
Monumenti i quajtur Grykë stere Veneciane”
TIRANË, 24 Shkurt / ATSH – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, ka zhvilluar së fundi një inspektim mbi monumentin e quajtur “Grykë stere Veneciane”ne kalane e Shkodres.
Pas inspektimit të kryer mbi monumentin dhe pasi u konstatua nevoja për ndërhyrje, specialisti i DRKK Shkodër Hilmi Tafa po përgatit ndërhyrjen si dhe punën restauruese dhe konservuese mbi monumentin.
DRKK Shkodër ka njoftuar se patologjitë që paraqet sot ky monument janë,  humbja e materialit, patina biologjike, korozioni i mjetit që e mban atë të lidhur.
Specialistët e DRKK Shkodër gjatë inspektimit
Specialistët e DRKK Shkodër gjatë inspektimit
Grykë stere Veneciane, është një monument i cili është ndërtuar në shek e XVIII. Ajo ka shërbyer për furnizimin me ujë, për pallatin e Bushatllijve që ishte në ketë kohë ne oborrin e tretë te Kalasë se Shkodres.
Edhe gjate trazirave të vitit 1997, ky object është dëmtuar në tentativën për tu trafikuar jashtë vendit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate