Kjo u bë e ditur në kuadër të një vizitë zyrtare që Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin zhvilloi dy ditë më parë në Berat. Në takimin me Kryetarin e Bashkisë, Fadil Nasufi, u diskutua mbi projektet e BE-së të zbatuara në Berat, duke vlerësuar mbështetjen dhe modelin që BE jep me projektet e saj.
Më pas, Ambasadorja Vlahutin zhvilloi një vizitë në Qendrën Ndërkulturore për Romët dhe Egjiptianët, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe kreu një vizitë në kala ku është realizuar projekti i rehabilitimit të infrastrukturës së saj nga fondet e Bashkimit Evropian.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/vlahutin-n--berat-be-fonde-p-r-restaurimin-e-kull-s-s--tabjes-270718.html#sthash.OAFu8kD2.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento