27 febbraio 2015

Të kalosh një fundjavë në Vlorë…

vlorTIRANË, 27 Shkurt / ATSH- N. Lena/  – Vlora është mbreselenese jo vetëm në stinën e verës, ku plazhet e bukura dhe gjiret detare bëhen pikat më të vizitueshme për turistët, por ajo ka një bukuri të rrallë edhe në stinën e dimrit.
Përsëri mbeten mikeprites deti dhe plazhet shkëmbore. Po të përshkosh vijën detare nga “Uji i Ftohtë” në drejtim të Orikumit, do të ndeshesh me mjaft gjire detare me bukuri dimërore.
Hotelet kanë filluar të gjallërohen dhe përgatiten për sezonin e radhës. Sheh meremetimin e tyre nga punëtorët e fasadave, dikush ndërron gjyrën e dikush fasadat, por që të gjithë tentojnë të bëhen sa më tërheqës për klientët.
Vetëm Sazani e Karaburuni duken pak të trishtuar, sepse të udhëtosh drejt tyre tani në dimër është e vështirë, pasi deti hera-herës është i trazuar, nderkohe qe nuk ka mjete transporti qe udhetojne drejt tyre.
Do të ishte në interesin e turizmit vlonjat që të kishte edhe në stinën e dimrit një shërbim transporti drejt ishullit dhe gadishullit të Karaburunit. Vizitorët dhe turistët e aventurës do ta paguanin atë për të kënaqur dëshirat e tyre. Po kështu ka edhe mjaft vizitorë të huaj që e kerkojnë këtë. Unë ndesha një grup turistësh belge që kërkonin të vizitonin ishullin e Sazanit dhe nuk gjenin një mundësi vajtjeje. Mbase ka ardhur koha që për Vlorën të mendohet edhe për një port jahtesh dhe të një shërbimi Taxi Detare. Kështu do të konkuronim edhe plazhet dhe bregdetin e fqinjëve tanë që i kanë këto asete. Turizmi vlonjat e meriton një shërbim të tillë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/te-kalosh-nje-fundjave-ne-vlore-229709.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate