TIRANË, 21 Shkurt /ATSH / – Në Tabor të Republikës Çeke, po zhvillohet Festivali i 25- të Ndërkombëtar i Birrës.
Tabor është qyteti i dytë më i madh i Bohemisë Jugore dhe sot është kthyer në një qendër shumë të rëndësishme për transportin, ekonominë dhe kulturën e rajonit.
Një nga traditat e krijuara është edhe Festivali Ndërkombëtar i Birrës.
Në festival morën pjesë mbi 160 kompani prodhimi birre nga Çekia dhe bota. Këtë vit të ftuarit specialë ishin Shqipëria dhe Hungaria.
Shqipëria u përfaqësua nga Birra” Puka”, me administrator Xhimi Begeja. Stenda e Shqipërisë ofronte materiale të ndryshme publiçistike për turizmin malor në Shqipëri dhe krijonte mundësinë për të provuar birrën “Puka”.
Kjo stendë pati vizitorë të shumtë dhe nga personalitete rajonale dhe qëndrore të cilët provuan disa nga produktet tipike shqiptare dhe diskutuan me përfaqësuesit tanë për kulturën, turizmin dhe traditat shqiptare.
Në një postim në “Facebook”, Julinda Dhame shkruan se “Turizmi shqiptar kësaj here prezantohet suksesshëm në Panairin e 24 të Evropës Qendrore për Turizmin që mbahet në kryeqytetin Çek, Pragë. Agjencia Kombëtare e Turizmit tanimë institucion në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shpalos edhe një herë vlerat, resurset dhe kapacitetet e një vendi si Shqipëria ku turizmi nuk është më spontan, por gjithëpërfshirës dhe i pandalshëm në çdo stinë e ditë të vitit. Stenda shqiptare vazhdon të shfaqë interes ku vizitorët dhe operatorët e ndryshëm gjejnë informacionet dhe marrin asistencën e nevojshme për planifikimin e pushimeve të tyre të ardhshme në Shqipëri”.
Disa nga personalitetet që vizituan stenden e Shqipërisë ishin Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Jan Mládek – Kryetari i Bashkisë i qytetit Tabor, Ing. Jiří Fišer, Senatori i rajonit, Mgr. Pavel Eybert etj./a.g/http://www.ata.gov.al/birra-puka-dhe-resurset-turistike-shqiptare-prezantohen-suksesshem-ne-prage-227262.html
Nessun commento:
Posta un commento