21 febbraio 2015

ATA- Axhenda turistike, mision promovimin e vlerave shqiptare

turizem-466x350TIRANË, 20 Shkurt /ATSH-E.Xhajanka/- Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka bërë publike axhendën e aktiviteteve dhe veprimtarive të ndryshme që planifikon të zhvillojë gjatë vitit 2015, me qëllim kryesor promovimin e resurseve dhe vlerave të turizmit shqiptar në botë.
Në një njoftim për shtyp, ATA informon se bizneset dhe operatorët turistikë shqiptarë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e 52-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Hoteleve dhe Restoranteve – IH&RA, i cili do të mbahet në Barcelonë në fillim të muajit maj.
Sipas ATA-s, më datë 10 maj në Barcelonë organizohet edhe Spanish Formula 1 Grand Prix dhe IHRA në bashkëpunim me Barcelona Turisme, organizojnë një paketë speciale për bizneset e turizmit me qëllim shpalosjen e risive dhe të veçantave turistike nga vendet pjesëmarrëse.
ATA bën të ditur se një tjetër event i rëndësishëm në fushën e turizmit është dhe pjesëmarrja e bizneseve shqiptare në “Adriatic Sea Forum – cruise, ferry, sail & yacht”, një event ndërkombëtar i dedikuar për turizmin detar në Adriatik, edicioni i rradhës së të cilit do të mbahet në Dubrovnik gjatë muajit prill. Ndërsa veprimtaritë intensive të ATA-s për promovimin e risisë turistike shqiptare dhe thithjen e pushuesve të huaj gjatë sezonit veror 2015, kanë nisur që në fillim të këtij muaji.
Me ftesë të Balkan Alliance of Hospitality Associations ATA mori pjesë me 12.02.2015 në tryezën e rrumbullakët me temë “Cultural tourism – reality and perspective on the Balkan”. Aktivitet i cili shërbeu për promovimin e veprimtarive atraktive dhe sektorëve të veçantë si kultura, kulinaria, apo tradita, fusha që nxisin turizmin gjithëpërfshirës për rajonin e Ballkanit./m.m/http://www.ata.gov.al/ata-axhenda-turistike-mision-promovimin-e-vlerave-shqiptare-226994.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate