
Gjate ketij takimi me restauratorë dhe profesionistë të sistemit të trashëgimisë kulturore nga vendi, Payet ka berë të ditur të rejat më të fundit, praktikat, teknikat bashkohore, me anën e ligjërimeve.
Gjatë vizitës së tij në Berat, Roch Payet vizitoi gjithashtu Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit dhe Fondin e Ikonave në DRKK-Berat ku Payet mbajti disa leksione mbi punën diagnostifikuese dhe kushtet ambjentale të ruajtjes ikonave. Leksionet u ndoqën nga restauratorë dhe specialiste të DRKK-Berat dhe QKM-Berat.
Në ambjentet e Muzeut Onufri në Berat po zhvillohet gjithashtu një trajnimin dy-javor për të parë nga afër veprat e këtij muzeu, dhe nevojën e teknikat që duhet të përdoren lidhur me ndërhyrjet restauruese, trajnim qe do të përfundojë në datën 15 shkurt.
/k.m/f.nhttp://www.ata.gov.al/roch-payet-ne-berat-leksione-takime-informuese-dhe-trajnime-mbi-trashegimine-221820.html
Nessun commento:
Posta un commento