10 febbraio 2015

Nis projektin e Restaurimit dhe Rivitalizimit të Pazarit të Korçës

TIRANE- Ministria e Kulturës njofton nisjen e projektit të Restaurimit dhe Rivitalizimit të Pazarit të Korçës. Marrëveshja e Mirëkuptimit për këtë projekt do të firmoset këtë javë mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (Albanian American Development Foundation), Ministrisë së Zhvillimit Urban , Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Korçës.

Në lajmërimin e MK për Median thuhet se “Qëllimi i këtij projekti  është rigjallërimi i zonës së Pazarit të Vjetër të Korçës, për ta rikthyer këtë pazar në zonë ekonomike të zhvilluar të qytetit të Korcës, duke ndërmarrë veprime konkrete për zhvillimin e kësaj zone dhe restaurimin e godinave të Pazarit të Vjetër të Korçës, në respektim te ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe të legjislacionit të zbatueshëm shqiptar”.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvilloeht sot në Korçë, ku do të zhvillohet edhe një prezantim nga studio projektuese i projektit të Restaurimit të 7 blloqeve që do të financohen nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, (AADF).


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/nis-projektin-e-restaurimit-dhe--rivitalizimit-t--pazarit-t--kor--s-271698.html#sthash.Z1RByt0n.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate