TIRANË,23 Mars/ATSH-N.Lena / Ndodhet vetëm 60 km larg Tiranës dhe ka një natyrë piktoreske që mund të shfrytëzohet për notim apo banjo dielli në ujrat e liqenit të saj të pastër.
Parku Natyror Rajonal Liqeni Ulëz është një park tepër i vizitueshëm në periudhën e verës. Kjo për natyrën e bukur ku ndërthuren gjelbërimi natyror,uji i liqenit dhe ajri i pastër. Administratoret e këtij parku, punojnë që ta sjellin atë në një atraksion të përhershëm turistik. Së fundmi, pushtetit vendor, Njesia Administrative Ulëz bashkia Mat, me Organizatën
“Miqesia Ulez”, SNVP-në Dibër, AKZM-në, dhe me mbeshtetje të qeverisë Suedeze,u bë e mundur ndërtimi dhe realizimi i tabelës
qëndrore të ParkutNatyrore Rajonal Liqeni Ulëz, me të dhenat kryesore të vlerave turistike, natyrore, historike, kulturore, të biodiversitetit dhe habitateve të veçanta në të gjith zonën.
Zona është shpallur si park rajonal dhe si e tillë vlersohet nga organet drejtuese rajonale.
Parku natyror Rajonal ka nje sipërfaqe prej 4.206 ha, ku pjesën kryesore e zenë sipërfaqet me pyje dhe përfshin dy liqenet, atë të Ulzës dhe të Shkopetit, si zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh për zhvillimin e ekoturizmit.
Ulëza është një zonë e bukur natyrore por e varfër ekonomikisht, ndaj pushteti vendor por edhe perfaqesuesit për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave turistike kanë vendosur që këtë park rajonal ta prezantojnë dhe promovojnë si aset turistik me vlera të shumta natyrore, kulturore dhe historike. Shumë pranë Tiranës dhe shumë larg investimeve për ta kthyer në një atraksion të vërtetë turistik.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/ulza-nje-aset-turistik-rajonal-qe-kerkon-investime/
Nessun commento:
Posta un commento