06 marzo 2017

“Shpella e Bënjës” në Përmet, destinacion i mirëfilltë turistik

shpellaTIRANË, 6 Mars / ATSH /- “Shpella e Bënjës” ndodhet në kanionin e Lengaricës në afërsi të fshatit Petran, 350 m mbi nivelin e detit dhe përbën një pus të madh karstik i formuar nga gëlqerorët.
Shpella është e gjatë 160 metra, e gjerë deri në 3 m. dhe e lartë 3 m. dhe ka disa degëzime anësore.
Në këtë shpellë ka mbetje të njeriut të periudhës neolitike. Shpella ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, arkeologjike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.
Sot ajo është një destinacion për turizmin spelologjik dhe atë historik.
Vizitohet në çdo stinë të vitit nga vendas e të huaj. Në këtë shpellë shkohet sipas rrugës automobilistike Përmet – Petran – Banjat./m.m/
https://www.ata.gov.al/shpella-e-benjes-ne-permet-destinacion-i-mirefillte-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate