TIRANË, 29 Mars / ATSH / – Hapet rruga për në Parkun Kombëtar të Thethit, e bllokuar
nga bora prej disa kohësh për kalimin e automjeteve .
Përfundimisht aksi Shkodër-Bogë-Theth, hapet edhe për mjetet motorrike duke bërë të mundur kalimin e vizitorëve për në parkun e Thethit. Ky është një nga parqet më të vizitueshëm në të katër stinët duke pritur shumë vizitor dhe turist të huaj.
Në periudhën e dimrit kalimi bëhet me vështirësi, me këmbë ose kafshë transporti.
Nga Boga deri në Theth,është një segment rrugor prej 12 Km. por shumë i dëmtuar dhe
gati i pa kalueshëm edhe në verë. Sezoni turistik veror është në prag dhe akoma nuk ka një iniciativë për meremetimin e kësaj rruge tepër të lakmueshme për vizitorët e natyrës. /n.l/ /a.gp/
https://www.ata.gov.al/hapet-rruga-boge-theth-e-bllokuar-prej-kohesh-nga-bora/
Nessun commento:
Posta un commento