TIRANË,18 Mars / ATSH / – Kush udhëton për në parkun natyrorë të Qafë Shtamës, ndalon patjetër te Shkëmbi i Vashave dhe poshtë tij sheh të shtrihet Lugina e Vajit.
Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur.
Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve , u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m.Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite.
Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë. Eshtë një grykë e formuar nga grryerja e lumit të Drojes mbi shkëmbinjtë gëlqerore prej miliona vjetësh. Gjatësia e saj kalon 1 km e gjerësia mesatare rreth 50 m. Ka sektorë me gjerësi 5 – 6 metrat. Shpatet e grykës kanë lartësi deri në mbi 200 m e pjerrësi gati vertikale. Në to ka guva karstike, por edhe shpella.

Në shtratin e përroit ka blloqe shkëmbore të mëdhenj, pellgje me ujë të pastër që e kthejnë këtë luginë mjaft pjellore.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/shkembi-i-vashave-ose-gryka-e-vajes-monument-natyre-teper-i-vizitueshem-per-turistat/
Nessun commento:
Posta un commento