16 marzo 2017

Shpella e Velçës, destinacion për turizmin historik dhe spelologjik

shpellaTIRANË, 15  Mars / ATSH / – Ndodhet në afërsi të fshatit Velçë,  në rrethin e Vlorës.
Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.
Është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti që kanë krijuar stalaktitet dhe stalakmitet në historinë e saj.
Gjatësia e saj është disa dhjetra metra.
Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m.
Njihet si vendbanim i neolitit, të vërtetuar nga gërmimet arkeologjike para viteve ’40 e shek XX dhe më von.
Qeramika e gjetur aty është e ngjashme me atë të Maliq – Kamnik.  Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike.
Është me kate dhe e vizitueshme në thellësi vetëm nga eksploratorët e shpellave.
Ndërsa vizitori i thjeshtë mund  të futet vetëm disa metra brenda saj. /n.l/ a.g/
https://www.ata.gov.al/shpella-e-velces-destinacion-per-turizmin-historik-dhe-spelologjik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate