TIRANË, 13 Mars / ATSH / – Ujësjellësi i Vranishtit ndodhet në fshatin Vranisht të Rrethit të Vlorës dhe përbëhet nga dy pjesë.
Ura e parë e punuar me një hark dhe ura e dytë e mbështetur në 6 harqe dhe 5 dritare lehtësuese. Është ndërtuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës (filllim Shek. XIX) dhe shquhet për vlerat ndërtimore të një ujësjellësi të ndërtuar nga mjeshtra vendas.
Ujësjellësi i Vranishtit është me trase horizontale.
Ujësjellësi është i ndërtuar me gur dhe zall lumi të lidhur me llaç gëlqereje dhe përdorej edhe si urëkalimi.
Ura e Bratit dhe Ujësjellesi i Vranishtit, janë prova të një qytetërimi të hershëm e një trashëgimie arkitekturore të pasur, e cila gjen shprehje dhe në ditët e sotme në banesat karakteristike nëkëtë zonë.
Tani këto vepra arkitektonike kanë humbur funksionin e tyre dhe janë kthyer në destinacione për turizmin historik.
Udhëtimi turistik në këtë zonë mund të përshkruaj itinerarin,Olympe, Mavrovë, Plocë, Shpella e Velcës, shpella e shkruar e Lepenicës, ura e Bratit, Cerja, ujësjellësi i Vranishtit, guri me qiell, kalaja e Katafiqit Kuç , Borsh etj.
Por edhe anasjelltas, nga Himara ose Saranda drejt këtij destinacioni. Është një udhëtim turistik tepër interesant dhe i mundshëm./m.m/
https://www.ata.gov.al/ujesjellesi-i-vranishtit-tani-vetem-destinacion-turistik/
Nessun commento:
Posta un commento