31 marzo 2017

Parku Arkeologjik i Finiqit,Monument Kulture dhe qëndër turistike

finiqTIRANË, 30 Mars / ATSH / – Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pa ndarë e trashëgimisë tonë kulturore.
Jeta në këtë zonë fillon që nga periudha prehistorike, por gjatë viteve historike kjo zonë merr formë dhe transformohet në një qendër urbane me akropol të fuqishëm.
Finiqi siç na dëshmojnë shkrimet e autorëve të lashtë ishte kryeqëndra e Kaonisë, dhe nëvitin 234/2 p. Kr. bëhet kryeqyteti i Republikës së Epirit.
Për këtë arsye dhe për shkak të pozicionit të tij gjeografik, luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike që ndoqën fundin e luftës së parë maqedonase ( 215- 205 p. Kr.) me pushtimin nga romakët.
Atëhere sipërfaqia e qytetit tejkaloi kufijtë e ngushtë të akropolit dhe u përhap në rrëzët e kodrës. Kjo veprimtari intensive ndërtimore vazhdon deri në epokën e Justinianit. Akropoli i Finiqit, ka qenë i rrethuar me mure të larta që janë ndërtuar në dy faza kohore.finiq1
Muri më i hershëm datohet rreth fundit të shekullit të V me fillimet e shekullit të IV p. Kr.
Një monument tjetër me rëndësi të madhe për këtë qytet është teatri i qytetit, specialistës kanë vlerësuar se kishte një kapacitet prej 12000 vendesh. Sot duken qartë dy periudhat e ndërtimit të tij.
Një sektor i rëndësishëm i zbulimeve në Finiq është nekropoli, që shtrihet në pjesën lindore të kodrës në fushën e fshatit të Finiqit si dhe në perëndim të kodrës, në vendin e quajtur Matomarë. Numri i varreve të zbuluara është i madh dhe i takon një periudhe nga fillimet e shekullit të III p.e. sonë deri në shek. e IV të e. sonë.
Sot,ky park është një destinacion i mirëfillt turistik, ku visitor të shumtë  njihen aty me historinë dhe antikitetin.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/parku-arkeologjik-i-finiqitmonument-kulture-dhe-qender-turistike/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate