06 marzo 2017

“ Të pushtojmë Korabin”, projekti i fundit turistik i Klubit Discover albania

korabTIRANË, 6 Mars / ATSH / – “Të pushtojmë Korabin”, ky do jetë misioni që  nisi nga data 5 mars deri në kurorëzimin e tij më 2 Korrik 2017.
Në këtë tur të gjatë turistik drejt lartësive, do të marrin pjesë të rinj të apasionuar pas natyrës, sportist të lartësive malore, qytetar që pëlqejnë ecjet alpinistike etj.
Është  hartuar një program guidash – përkatësisht 18 udhëtime – që do paraprijnë  përgatitjen e nevojshme për të bërë pushtimin e Korabit.
Gjithashtu, krahas udhëtimeve që do kryhen çdo javë, do të jepen dhe informacionet përkatëse për pajisjet dhe veshjet e nevojshme që duhet të kemi me vete.
Mali Korabit, 2764 metra i lartë, ndodhet në Shqipëri dhe në Maqedoni, duke qënë se është mal kufi-ndarës.kora
Gjithashtu, Korabi,që renditet i katërti në të gjithë Ballkanin pas Rila (Bullgari), Olimpit (Greqi) dhePirini (Bullgari), është ndër malet qëtë ofron pamje fantastike të natyrës me peizazhe përrallore.
Ideja është që t’i japim mundësi çdo personi që dëshiron të bëjë këtë udhëtim fantastik,që të ketë kohën e duhur për t’u përgatitur.
Guidat që do të zhvillohen dhe do të paraprijnë ngjitjen e Korabit janë të niveleve të ndryshme dhe fillojnë nga më të lehtat, deri tek ato më sfiduese.
Në fund do të jetë guida (tour lideri) që do të përcaktojë nëse mund të bëhesh pjesë e këtij misioni ose jo.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/te-pushtojme-korabin-projekti-i-fundit-turistik-i-klubit-discover-albania/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate