
Ata mbërritën aty me mjetet e tyre motorrike dhe të pajisur me mjetet e lundrimit sportiv, kajak.
Pasi studiuan vendin e përshtatshëm të sportit të tyre, të ndihmuar edhe nga guidat vendase, ata rrëshqitën përgjatë rrjedhës së Kirit.
Kiri është një fshat i vendosur pranë lumit me të njëjtin emër, Kir. Në lashtësi ka pasur një kala që sot ka vetëm disa rrënoja, por edhe sot ky vend emërtohet “Qyteza e Kirit” ose “Kalaja e Kaurrit”.
Me sa duket lumi ka marrë emrin e fshatit dhe jo fshati emrin e lumit, sepse në kohët e hershme ky lumë kishte emrin Clusala.

Rrjedha e lumit nuk është e qëndrueshme, sepse varet nga reshjet edhe pse furnizohet nga përrenj që rrjedhin nga Alpet shqiptare.
Mbi këtë lum qëndron Ura e Mesit e ndërtuar gjatë sundimit osman, me një hark të lakuar që të kujton atë të Urës të Mostarit, në Bosnje.
Ky lum në vende të pjerrëta, krijon kanione dhe është i përshtatshëm për sportet ujore të raftingut. Shumë turistë të ardhur nga Europa Lindore, shfrytëzojnë rrymat e tij ujore për sportet me kajak.
Lumi vizitohet edhe nga vendas pasionant të sporteve të rrymave të forta. Fundjava solli edhe mjaft vizitorë të tjerë në brigjet e Kirit./m.m/
https://www.ata.gov.al/lumi-kir-i-mbushur-me-kajake-ne-fundjave/
Nessun commento:
Posta un commento