10 marzo 2017

A ka mundësi për turizëm edhe në Martanesh?!


searchTIRANË, 10 Mars / ATSH / – Është një vend  malor me një natyrë të pasur që kufizohet me pesë rrethe të zhvilluara si, Dibrën, Librazhdin, Elbasanin, Tiranën dhe Matin.
Pak e përmendur në përditshmërinë tone gjeografike, por e pasur me resurse mjedisore dhe turistike.
Krahina e Martaneshit njihet për relievin e saj malor dhe një nëntokë të pasur me minerale.
Këtu buron lumi Mat, me rrjedha të forta nga ku krijohen dhe kanione të thella, që sot mund të shfrytëzohen për turizmin sportiv të raftingut.
Martaneshi është një trevë e banuar që në lashtësi. Në fshatin Gjon janë gjetur arkifakte që nga periudha neolitike që e vërtetojnë këtë.
Ka një histork të çuditshëm që shkon deri në gojëdhënë prejardhjen e emrit të tij, Martanesh.marta
Në njërën prej tyre thuhet se në kohën e pushtuesve turq, një vajzë me emrin Marta për të mos rënë në duar të tyre, u hodh nga shkëmbi duke u bërë nismëtare edhe për vajza të tjera. Për të marrë këtë vendim vajzat ishin mbledhur në një shesh te vogël mbi një shkëmb që ndodhet afër fshatit Gjon, i cili quhet edhe sot “Kuvendi i gocave”.
Gojedhëna  tjetër thotë se ishin dhjete vajza që kanë luftuar bashkë me të afërmit e tyre kundër forcave të ushtrisë turke në Qafen e Qarrit. Atje, gjatë përleshjes  është vrarë një vajzë me emrin Martë. Kështu që nga fjalët “Marta u nda prej nesh” ose “Marta u ndesh”, thuhet se ka ardhur emri Martanesh.
Një tjetër e dhënë për emrin na vjen nga nje relacion i D. Farlatit, studiues, prift katolik, i cili pasi ka përshkruar gjendjen e disa kishave katolike në krahina të tjera, thotë se ” Ndër to ma e përmenduar është famullia e Shën Martinit (nga kjo famulli e ka marrë emrin e vet katundi Martanesh) .
marta4Kisha bashkë me kumbanoren gjinden në kambë, ka ara e vreshta, prej fruteve te tyne nxirren vjet per vjet njizet numa argjendi me ven…”
Nga të dhënat arkivale  rezulton se Kisha e Shën Martinit ndodhej në tokën e quajtur Shmertin, aty ku banorët kremtonin si festë fetare Martindën. Ky vendbanim është quajtur Martinash-Martinesh-Martanesh, qe janë reduktim fonetik, ndryshime të bëra në rrymën e  kohës.
Maja malore më e lartë është ajo e Dhoksit, në 2020 m lartësi, e  pasur me bimë endemike dhe mjekësore. Sherebela, trumza, lule blini, çaji i malit, rriten në këtë zonë. Trofta e ujërave te embla në këtë komunë është karaktersitike. Zona si ajo e Ballenjës dhe Bizës, janë shpallur zona të mbrojtura.
Pavarësisht bukurive natyrore, turizmi malor në këtë zonë nuk njeh zhvillim për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së investimeve.
Kohët e fundit është investuar në mënyrë private në ngritjen e dy hidrocentraleve, që janë kthyer në burim fitimi dhe punësimi për disa prejmarta2banorëve, në fshatrat afër Krastës. Punëtorët në këto hidrocentrale na tregojnë se këto aktivitete, që janë në bashkëpronësi të investitorëve të huaj dhe shqiptarë, ndikojnë shumë në përmiresimin e jetesës së tyre, pasi shumë prej tyre e gjejnë veten të punësuar aty duke iu sjellë të ardhura dhe mirëqenie.
Rrugët që lidhin fshatrat janë në gjendje të keqe jo vetëm prej relievit të vështirë, por edhe prej mungesës së investimeve. Shumë pranë Bulqizës, por edhe kryeqytetit, realiteti i kësaj zone  duket i një tjetër  jetë.
Gjithe shpresa e kësaj zone për një zhvillim ekonomik, varet te ndërtimi i Rrugës së Arbrit.
Me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, largësia nga kryeqytetit në këtë zonë shkurtohet nga 4 orë në 1 orë e gjysmë. Ndërtimi i kësaj rruge, përveç se do të shkurtonte largësinë, do të shërbente për zhvillimin ekonomik të zonës, për tregtimin e produkteve blegtorale dhe bujqësore, por mbi të gjitha, për zhvillimin e një turizmi gjithevjetor për shkak të resurseve të shumta natyrore që mbart.
Deri në momentin që kjo të ndodhë, kjo zonë do të mbese një vend pak i shkelur prej vizitorëve dhe turistëve të huaj, pavaresisht që mbart në vetvete resurse të shumta për turizmin natyror, kulturor, historik dhe etnografik. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/a-ka-mundesi-per-turizem-edhe-ne-martanesh/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate