02 marzo 2017

Amantia, rrënojat e një qyteti antik në rrjedhën e Shushicës, sot destinacion për turistët

amantiaTIRANË, 28 Shkurt / ATSH / – Sapo hyn në luginën e Shushicës, në juglindje të Vlorës, midis kodrave që shtrihen në këmbët e malit të Kudhësit, të tërheq vëmendjen, një majë shkëmbore e vetmuar, e cila ngrihet lartë si një kon i madh.
Një majë tjetër shkëmbore, shihet edhe nga lindja, duke ardhur nga Tepelena.
Të dy majat shkëmbore formojnë një kreshtë, e cila zgjatet gati 1 km. me drejtim verilindje-jugperëndim. Kuota më e lartë e saj është 613 m. mbi nivelin e detit dhe ndodhet në skajin verilindor.
Mbi këtë kreshtë dhe përreth saj, janë të shpërndara shtëpitë e fshatit Ploçë.
Në këtë kreshtë dhe poshtë saj, ruhen rrënoja të ndryshme të një vendbanimi të lashtë, ai i Amantisë.
Amantia u zhvillua si qytet në kodrën e lartë dhe në tarracat e saj. Në kohët e lashta pllaja e sipërme e kodrës ishte e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti u zhvillua jashtë këtyre mureve, përreth Akropolit.amantai1
Kjo ka bërë që Amantia të mos kishte pamjen e qyteteve të tjera ilire.
Godinat dhe banesat e tjera u ngritën në sheshet dhe tarracat e mëdha të sajuara , të zgjeruara dhe të forcuara me mure, në anët e ndryshme të kodrës.
Ajo lidhet me luginat e lumenjve Vjosa dhe Shushica dhe me rrugët e lashta , që kalonin nëpër to. Ky pozicion bëri që Amantia të shndërrohej në një nyje të rëndësishme në marrëdhëniet tregtare midis bregdetit jugor të Ilirisë dhe krahinave të brendshme.
Në shek.IV p.e.s. Amantia filloj të zhvillohej si një qendër e rëndësishme skllavopronare, duke marrë në shek.III-II p.e.s. pamjen e një qytetiamantia2të vërtetë antik. Ajo mbeti si e tillë deri në fund të shek. I p.e.s.
Në kohën perandorake, Amantia e humbet rëndësinë e saj të dikushme.
Në fund të antikitetit  përmendet si një qendër peshkopate, por në mesjetë ishte zhdukur si qytet.
Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave të Amantisë filluan në shek. XIX.
Që në gjurmimie e para ajo u lokalizua në rrënojat e fshatit Nivicë të Kurveleshit nga Pukvili.
Ka pasur dhe lokalizime të tjera(Vajza). Por më vonë do të mbizotëronte mendimi se Amantia duhet kërkuar në Ploçë dhe jo gjetiu.
Nga kërkimet dhe gërmimet sistematike u zbulua se Amantia, ka qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine të Ilirisë së Jugut  dhe se për një kohë të gjatë ka pasur një jetë ekonomike dhe shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale dhe shpirtërore të përparuar.
Sot rrënojat e saj vizitohen si objekte historike dhe arkeologjike. /a.g/
https://www.ata.gov.al/amantia-rrenojat-e-nje-qyteti-antik-ne-rrjedhen-e-shushices-sot-destinacion-per-turistat/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate