16 marzo 2017

Projekti për një model të ri të turizmit të qëndrueshëm në zonat rurale, po bëhet realitet edhe në zonën e Nivicës

Nivica, së shpejti me një qendër informimi në mbështetje të turizmit rural

nivicTIRANË, 15 Mars /ATSH/- Projekti për një model të ri të  turizmit të qëndrueshëm në zonat rurale, po bëhet realitet edhe në zonën e Nivicës.
Pikërisht në  Nivicë, ka nisur puna për ngritjen e një qendre atraktive, ku do të ketë ambiente pritjeje dhe informimi për vizitorët që duan të njihen me natyrën dhe historinë e kësaj zone.
Ajo do të shërbej si bërthamë e terheqjes turistike për Nivicën. Tani po krijohen edhe mjediset e muzeut të zonës dhe së shpejti rehabilitimi i ndërtesave ekzistuese aty pranë.
Në projekt përfshihet edhe rikonstruksioni i tyrbes që njihet si  Tyrbja e Dukës, e cila së shpejti do të bëhet e  vizitueshme.nivic1
Modeli i turizmit rural në Shqipëri është marrë si shembull dhe është futur në programet e  Universitetit  britanik të  Bristolit, që  pritet të hapë për herë të parë vitin e ardhshëm akademik, këtë model.
Ndër rastet e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtyre leksioneve është edhe një model shqiptar i pilotuar nga drejtori i AKB – Auron Tare i cili është konsideruar nga specialistët britanikë si një ndër më të sukseshmit në rajon.
Për këtë arsye, një ekip i Universitetit të Bristoli vjen në fund të  muajit mars për të filmuar dhe parë nga afër të gjithë specifikat e krijimit tënivic2një modeli ku trashëgimia kulturore është përdorur për zhvillimin ekonomik të komuniteteve, duke mbrojtur pejsazhet dhe zonën përqark trashëgimisë.
Krijimi i modelit të Parkut të Butrintit si modeli më i suksesshëm i Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Shqipëri do të jetë  pjesë e programit që Universiteti i Bristolit do të japë në leksionet e saj.
Por me interes për studiuesit britanikë ka qenë edhe një model tjetër i pilotuar nga studiuesi Tare, ku prej një viti po punohet për krijimin e një modeli të qëndrueshëm për të lidhur zonat bregdetare me komunitete të izoluara në zona rurale.
Projekti në fjalë mundëson që fluksi turistik i zonave bregdetare të ketë mundësi të udhëtojë sipas një intenerari të mirëpërcaktuar në zona të izoluara malore por shumë pranë bregdetit, ku vizitorët kanë mundësi të njihen me komponentët natyrorë dhe kulturorë, duke krijuar një produkt autentik shqiptar jo vetëm të qëndrueshëm, por edhe larg klisheve të turizmit masiv.
Qendra që po ngrihet në Nivicë, do t’i shërbej zhvillimit turistik të zonës./m.m/
https://www.ata.gov.al/nivica-se-shpejti-me-nje-qender-informimi-ne-mbeshtetje-te-turizmit-rural/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate