
Përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anije që lundron në një det të hapur”.
Eshtë i gjatë rreth 100 m, i gjërë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me resistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.
Mbi këtë formë relievi veprojnë proçeset e erozionit dhe era, që kanë gdhëndur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike dhe didaktike me rëndësi lokale.
Mund të vizitohet sipas itenerarit, Pogradec-Leshnicë-Trebinjë. Vlen si një destinacion për turizmin e natyrës .
/f.n/
https://www.ata.gov.al/guri-i-kamjesnje-monument-i-natyres-objekt-i-vizitueshem-turistik/
Nessun commento:
Posta un commento