29 giugno 2013

TAKIMIT NDËRKOMBËTAR BJESHKATAR “VALBONA 2013”, me datat 6 - 7 Korrik 2013 në Bjeshkët e Nemuna – Shqipëri – fshati VALBONA – FUSHA E GJES

Takimi Nderkombetar Valbona 2013

TAKIMIT NDËRKOMBËTAR BJESHKATAR “VALBONA 2013”
Për pjesëmarrje në Takimin Ndërkombëtar bjeshkatar “VALBONA 2013”

Në Emër të Këshillit Organizativ të SHBA “Pashtriku” Gjakovë, si dhe të Federatës së Bjeshkatarëve të R. Kosovës, kemi nderin të Ju ftojmë për pjesëmarrje në:
TAKIMIN NDËRKOMBËTAR TË BJESHKATARËVE “VALBONA 2013”.

SHBA “Pashtriku” e Gjakovës është e themeluar në vitin 1952 dhe nga përvoja e sajë shumëvjeçare mundohet të kultivojë një traditë të shëndoshë bjeshkatare me frymë bashkëpunimi me shoqëritë simotra në vend dhe rajon.

Ky takim, këtë vit do të mbahet me datat 6 - 7 Korrik 2013 në Bjeshkët e Nemuna – Shqipëri – fshati VALBONA – FUSHA E GJES ku janë të ftuara të gjitha Shba të Kosovës dhe Shqipëris ato ndërkombëtare nga Kroiacia, Bosna e Hercegovina , Sllovenia , Mali i Zi dhe Maqedonia.

Organizimi i këtij takimi ndërkombëtar ka për qëllim kultivimin dhe avansimin e bjeshkatarisë tek ne dhe në rajon, njohjen reciproke, këmbimin e përvojave dhe vlerave bjeshkatare. Njëherit do të marshohet në Burim të Lumit VALBONA dhe pushtohet Maja JEZERCË në lartësi 2694m/lmd si dhe
Maja e BOSH në lartësi 2416m/lmd .

Shoqëritë bjeshkatare nga Kosova dhe rajoni duhet që deri më 02.07.2013 të konfirmojnë ardhjen e tyre dhe numrin e anëtarëve pjesëmarrës në “VALBONA 2013” me qëllim që organizatori të mund të bëjë planifikimet përkatëse organizative. Bjeshkatarët duhet të jenë të pajisur me pajisje dhe rekuizita bjeshkatare përkatëse për pushtim dhe bujtinë fushore.

Me 7 e Diele shpërndahet në mëngjes ushqimi i shujtës bjeshkatare pa pagesë(paket ushqimi ditor) .
Në Hotelin Fusha e Gjes pagesat janë : 10 € fjetja - krevati dhe Ushqimi Darka 4 - 7€.
Fjetja, transporti i pjesëmarrësve të takimit janë obligim i çdo Bjeshkatari.

Pjestaret e Klubit Eksploruesit duhet te konfirmojne pjesmarrjen brenda dates 1 korrik ne adresen e emailit eshima@eksploruesit.org ose tel 0692121612
Transporti per ne Valbone do te organizohet nga klubi me makina private ose furgon ne vartesi te pjesmarrjes.
Fjetja sipas deshires, ne cadra ose hotel. 
Pjesmarresit nga Eksploruesit jane te lutur te mbeshtesin klubin me 300 Leke/personi.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE
E Shtune 6 Korrik 2013
Koha Aktiviteti
15:30 - 19:30 Arritja - Vendosja e pjesëmarrësve në Hotel dhe tenda në oborr të
Hotel- Restoranit “ FUSHA E GJES “.
19:30 - 20:00 Hapja solemne e takimit Bjeshkatarëve “ VALBONA 2013 ”
20:00 - 23:00 Mbrëmje shoqërore – Darka(mëny 4-7 Euro), muzikë dhe vallëzim… Fjetja
E Diele 7 Korrik 2013
05:00 Zgjimi , mëngjesi , përgatitja për marshim.
06:00 Nisja për pushtimin e majës JEZERCË dhe majës BOSH
08:00 Nisja për marshim Qafa e Valbonës , Burimi dhe Ujëvara
14:00 - 18:30 Kthimi në Kampin fushor “VALBONA 2013”
19:00 Përfundimi i Takimit “VALBONA 2013”

Pozita dhe largësit e pikave referente:
Fusha e Gjes - Kampi 1012m/lmd N 42.42572º E 19.86988º nga fshati Valbonë 3.0 km , nga Gjakova 65km.
Ujëvara VALBONA 1200m/lmd marshimi 1orë e 30minuta + kthimi 1orë e 30 minuta
Burimi i Lumit VALBONA 1444m/lmd N 42.41038º E 19.82239º marshimi 2 orë e 30minuta + kthimi 2 orë
Qafa e Valbonës 1799m/lmd marshimi 3orë + kthimi 2orë e 30 minuta
Maja BOSH 2416 m/ lmd ngjitja 5 orë e 30 minuta + kthimi 3orë.
Maja JEZERCË 2694 m/ lmd N 42.44185º E 19.81269º ngjitja 6 orë e 30minuta + kthimi 3 orë 30minuta

http://eksploruesit.org/post/54184610382/takimi-nderkombetar-valbona-2013

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate