02 giugno 2013

Pushime në Orikum,Albania bashkia çel zyrtarisht sezonin Turistik 2013

Orikum - Qershor 01,2013 - 16:46
Bashkia Orikum hapi dyert për të gjithë turistët dhe pushuesit që këtë verë do të zgjedhin plazhet e kësaj zone. Kryetari i Bashkisë Gëzim Çapo, premtoi  cilësi dhe siguri të plotë për cdo kënd që do të zgjedh të pushojë në këtë zonë.

"Zona jonë i ka të gjitha asetet natyrore të nevojshme për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Ai përbën sektorin kryesor për zhvillimin ekonomik të Orikumit ndaj duhet një koordinim dhe bashkëpunim I të gjithëve ne për të arritur një standarte të ri"- tha Çapo.

Drejtori i Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit Sajmir Haxhiu foli për kontrolle më të rrepta përsa i cilësisë ushqimorë  në të gjitha shërbimet hoteliere.

"Ne nuk do të rreshtim së kontrolluari këto subjekte. Nga akt-kontrollet që kemi bërë dhe procesverbalet që kemi mbajtur, do të vimë përsëri për të kontrolluar nëse do të ketë ndryshime dhe reagime të mira"- tha Haxhiu.

Banorët e Orikumit urojnë për sa më shumë pushues në këtë zone. Orikumi mund të vizitohet për qetësine dhe ajrin e pastër të Llogarasë, për plazhin e bukur te Radhimës që shtrihet përgjatë bregdetit Adriatik dhe  pasohen nga bukuritë dhe uji i kristaltë i detit Jon.

Orikumi njihet edhe me historinë e tij të hershme duke folluar nga Oriku i Vjetër, tek Kalaja e Gjon Bocarit, kullat e Dervish Aliut etj. 


Festim Llanaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate